Ushtria e Azerbajxhanit ka marrë nën kontroll 22 vendbanime në rajonin kontestues Nagorno-Karabak, tha sot presidenti Ilham Aliyev.
Ai tha se Forcat e Armatosura të vendit të tij morën qarkun Fuzuli, pesë vendbanime në Jabrajil, vendbanimin Mitswan dhe 13 vendbanime në qarkun Zangilan.
Aliyev vuri në dukje dje se ushtria azerbajxhanase pushtoi qytetin e Zangilan dhe 24 vendbanime në katër rrethe në Nagorno-Karabak.
Presidenti i Azerbajxhanit shtoi se numri i civilëve të vrarë në sulmet nga forcat armene ishte rritur në 63.
Përleshjet midis ushtrive azerbajxhanase dhe armene u përshkallëzuan më 27 shtator në Nagorno-Karabak, i cili territorialisht i përket Azerbajxhanit, por është i banuar nga armenët etnikë. /Gazeta Sinjali/