Dje në mesditë janë asgjësuar 6 ditarë klasash në një shkollë në Prizren.
Policia njofton se i kanë identifikuar dy të dyshuar lidhur me këtë rast, shkruan Gazeta Sinjali.
Ende nuk është arrestuar asnjë person për këtë ngjarje.
Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/