image Avokati i Trumpit nën hetime nga prokurorët federal

Botë

Amerikë/ Avokati i Trumpit nën hetime nga prokurorët federal

news image

Rudy Giuliani, avokati personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donal Trump, po hetohet për shkelje të mundshme të ligjit të lobvimit nga prokurorët federal në New York.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta “New York Times”, që citon dy persona anonim që kanë dijeni për hetimin.

Njëra nga burimet e gazetës, thotë se hetimi ka të bëjë me përpjekjet e Giulianit për të minuar ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch.

Përderisa, zyra e prokurorit nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me shkrimin e gazetës./Gazeta Sinjali/