image Avokati i Thaçit për bastisjen e shtëpisë: Prokuroria po kërkon ende prova për ta mbështetur aktakuzën

Kosovë

Avokati i Thaçit për bastisjen e shtëpisë: Prokuroria po kërkon ende prova për ta mbështetur aktakuzën

news image

Dastid Pallaska, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka komentuar bastisjen që është kryer në shtëpinë e këtij të fundit sot.

Sipas Pallaskës, bastisja është bërë për qëllime të përgjithshme, derisa ka thënë se është e çuditshme se pse bastisja është kryer pas ngritjes së aktakuzës.

“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e Thaçit. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme. Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspektin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur”, ka deklaruar Pallaska./Gazeta Sinjali/