Avokati Besnik Berisha përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar ndaj vendimit të fundit të kryeministrit Kurti për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.
Berisha ka thënë se tashmë epoka e nënshtrimit të sistemit të drejtësisë është duke zënë rrënjë edhe më thellë, duke shtuar se tashmë krimi po luftohet në Facebook e drejtësia ndahet në mbledhje të partisë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje
Për t’i kontrolluar, fillimisht duhet nënshtruar. Për t’i nënshtruar, pagat duhet zvogëluar.
Epoka e nënshtrimit të sistemit të drejtësisë po zënë rrënjë dhe me thelle !Këta paskan qenë më të zi se secili nga ata që sunduan me drejtësinë.