image Avni Kastrati emërohet ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të ASK-së

Politikë

Avni Kastrati emërohet ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të ASK-së

news image

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Avni Kastratin ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës, u tha në takim.

Kastrati e njoftoi kryeministrin Kurti rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda ASK-së, të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit.

“Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë”, tha ai.

Kastrati, tanimë në detyrë të re, do të njoftojë kryeministrin Kurti ditëve në vijim me hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces.

/GazetaSinjali/