image Avni Arifaj shkon në stacionin e trenit në Gjermani ku iu mbytën dy djemtë

Kosovë

Avni Arifaj shkon në stacionin e trenit në Gjermani ku iu mbytën dy djemtë

news image

Avni Arifaj, babai i dy fëmijëve nga Deçani që humbën jetën tragjikisht në Gjermani është kthyer në vendin e ngjarjes, nga ku ka falënderuar të gjithë personat që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira që ai dhe familja e tij po i kalon.

Arifaj ka thënë se dhimbja është aq e madhe sa nuk mund as ta përshkruaj.

“Sot gjendem këtu te vendi ku ndodhi ngjarja, deshta të ju falënderoj të gjithëve sepse nuk kisha mundësi që të ju përgjigjem të gjithëve. Dhimbja është e madhe sa nuk ka kuptim të flitet, po ju jeni ata që lotët mi ndalët, falënderoj të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit, institucionet e Kosovës, ju jeni ata që me jepni forcë mua dhe familjes time”, ka thënë ai.

“Këtu në këtë vend humbën jetën dy djemtë e mi më të dashur, do të bëhem i fortë që familjen time ta qoj përpara”, shtoi Arifaj./Gazeta Sinjali/