Me rastin e stërvitjes “Swift Respose 22” mbi Shkup kanë fluturuar avionët luftarakë të NATO-s.
Qytetarët e Shkupit patën mundësinë për të parë fluturimin e avionëve të ekipit A-10 Thunderbolt II dhe F-16.
Ndryshe, në Shkup sot mbahet dita e hapur për ekspozimin e avionëve që është pjesë e stërvitjes “Swift Respose 22” e cila për momentin është në vijim në poligonin e armatës “Krivollak”.