image Avdullah Hoti arrinë me vonesë në seancën e jashtëzakonshme për taksën

Kosovë

Kuvendi/ Avdullah Hoti arrinë me vonesë në seancën e jashtëzakonshme për taksën

news image

Seanca e jashtëzakonshme për taksën është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë seancë nuk është parë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministri i parë i vendit, Avdullah Hoti.

Seanca është thirrur me kërkesën e 41 deputetëve të opozitës.

Hoti, ishte sulmuar me vezë para disa ditësh afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e sulmit dyshohej se ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media kishte njoftuar se Kosova do ta heq pjesërisht taksën e vendosur ndaj Serbisë që nga 15 marsi i këtij viti.

E përditësuar:

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Avdullah Hoti ka arritur në Kuvendin e Kosovës me vonesë.

Seanca ka filluar me fjalimin e shefit të Grupit Parlamentar i AAK-së, Daut Haradinaj./Gazeta Sinjali/