image Autoriteti i Konkurrencës kërkon përballje me ndërmarrjet që manipuluan me çmimet e naftës

Kosovë

Hetimi/ Autoriteti i Konkurrencës kërkon përballje me ndërmarrjet që manipuluan me çmimet e naftës

news image

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka bërë të ditur se qëndron prapa hetimeve që i kishte bërë në nëntor të 2019-ës për ngritjen e çmimeve të naftës.

AKK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, së shpejti do të fillojnë mbajtjen e seancave dëgjimore me ndërmarrjet nën hetim, raporton Gazeta Sinjali.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të fillojë së shpejti mbajtjen e seancave dëgjimore me ndërmarrjet nën hetim, me ç’rast palët do ta kenë mundësinë t’i kontestojnë faktet e konstatuara të AKK-së në seancë dëgjimore. Ky proces do t’i paraprijë një vendimi përfundimtar nga ana AKK-së lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

Hetimi për ngritjen e çmimeve të derivateve të naftës kishte filluar në fillim të vitit 2019, kur ishin ngritur dyshimet se operatorët e shitjes me pakicë të këtyre derivateve nuk kishin reflektuar në mënyrë individuale gjatë caktimit të çmimeve gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, kur çmimi në tregun e Kosovës kishte mbetur i njëjti përkundër rënies së çmimit në berzën ndërkombëtare.

Më tutje, AKK ka bërë të ditur se është duke i përcjellur edhe ankesat e bizneseve lidhur me dyshimet për rritjet e çmimit të çimentos, të aplikuara nga një ndërmarrje që ka pozitë të fuqishme në tregun e çimentos në Kosovë./Gazeta Sinjali/