image Automjeti i KFOR-it përfshihet në një aksident trafiku në Mitrovicë

Siguri

Automjeti i KFOR-it përfshihet në një aksident trafiku në Mitrovicë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në Mitrovicë.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Fexhrije Pllana e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se në aksident ishte i përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion me targa të Malit të Zi.

“Rreth orës 16:00 është raportuar një aksident trafiku me dëme materiale, ku të përfshira janë një automjet i KFOR-it dhe një automjet (transporter) me targa të Malit të Zi”, tha ajo.

Në këtë aksident deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. /GazetaSinjali/