Një rast i rëndë ka ndodhur në Skenderaj, ku një grua e cila ishte duke shtyrë karrocën me fëmijën e saj, është goditur nga vetura.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Polica ka bërë të ditur se nëna me fëmijën e saj janë dërguar në QKUK me gjendje të rëndë shëndetësore dhe mbeten për tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:30, në fshatin Rezallë, të komunës së Skenderajit.
Policia është duke hetuar rastin./Gazeta Sinjali/