Qarkullimi në magjistralen Gërlicë-Ferizaj, nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez do të bëhet nën monitorimin e Policisë së Kosovës, të premten.
Kjo për shkak të punimeve në atë pjesë, ku Policia do të jetë e detyruar të devijoj komunikacionin për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative.
“Për shkak të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj. Gjithashtu, devijimi dhe drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi”, thuhet në komunikatën e Policisë së rajonit të Ferizajt.
Punimet kanë filluar nga ora 08:00 e mëngjesit “në projektin e zgjerimit të rrugës Nacionale N2–Segmenti: Hyrja në qytetin e Ferizajt, në magjistralen Gërlicë – Ferizaj ( nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez)”. /Gazeta Sinjali/