image Autokolona gjigante ruse i afrohet Kievit

Botë

Autokolona gjigante ruse i afrohet Kievit

news image

CNN raporton se autokolona gjigante ushtarake e trupave ruse ka nisur të lëvizë dhe po i afrohet kryeqytetit ukrainas.

Trupat ushtarake ruse në autokolonën që thuhet se është 60 km e gjatë tashmë ndodhet vetëm 20 km larg Kievit.

Prej disa ditësh, autokolona qëndroi në vend pa lëvizur duke shtyrë ekspertë të mendojnë një rënie të besimit te ushtarët rusë.

Autokolona ruse ka hasur në vështirësi për të ecur përpara pasi trupa ukrainase kanë dëmtuar disa ura për të penguar kalimin e tyre./A2

/GazetaSinjali/