image Autobusit nuk i pritet, tejkalon në vijë të plotë

Sinjalizime

Autobusit nuk i pritet, tejkalon në vijë të plotë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur sot në Suharekë.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet se autobusi me udhëtar tejkalon në vijë të plotë.

Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. 
/Gazeta Sinjali/