Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti, ku autobusi është përplasur me një veturë.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në Ferizaj, më saktësisht në rrugën “Rexhep Beslimi”.
Zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë.
‘’Po, një aksident ka ndodhur mes një autobusi dhe veture, ku një person është lënduar, më pas është dërguar në ambulancë për trajtim’’, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrëfikësit / Gazeta Sinjali/