image Autobusi me targa të Kosovës përplas një biçiklist në "Rrugën e Kombit, vdes një person

Shqipëri

Autobusi me targa të Kosovës përplas një biçiklist në “Rrugën e Kombit, vdes një person

news image

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.

Një autobus me targa të Kosovës ka përplasur një person, i cili lëvizte me biçikletë. Drejtuesi i biçikletës ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave./abcnews.al

/GazetaSinjali/