image Autobusi godet kabinën në Stacionin e autobusëve

Kosovë

Aksident/ Autobusi godet kabinën në Stacionin e autobusëve

news image

Stacioni i autobusëve në Prishtinë ka gdhirë sot pa kabinën e kontrollit të hyrje-daljeve.

Dyshohet se një shofer i autobusit të udhëtareve e ka rrëzuar për toke këtë kabinë për shkak të pakujdesisë gjatë ngasjes së automjetit, shkruan Sinjali.

Përveç dëmeve materiale, për fat të mirë, nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Pjestarët e sigurimi i stacionit kanë rrëfyer se janë shqetësuar nga ky aksident.

“Gepeki iu ka çel autobusit e ka rrëzu kabinën, e ka thy, na ka tmeru” , ka thënë në pjestar i sigurimit, raporton Sinjali.   

Fotot nga vendi i ngjarjes i ka siguruar një sinjalizuese rreth orës 05: 30 të mëngjesit të cilat i ka dërguar në adresë të redaksisë.   

Sinjali mëson se autobusi që shkaktoi këtë incident është nga kompania Bici-Com./ Sinjali/