Një motoçiklist është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Më tej, ajo ka njoftuar se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut./Gazeta Sinjali/