image Autobusi bie në humnerë, vdesin 22 turistë

Botë

Aksident/ Autobusi bie në humnerë, vdesin 22 turistë

news image

22 turistë kanë mbetur të vdekur dhe 21 të tjerë janë lënduar pasi që autobusi është aksidentuar rëndë në malet e veriut të Tunizisë.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme e këtij shteti.

Në faqen e kësaj ministrie në Facebook thuhet se autobusi ishte duke lëvizur në rajonin Ain Snoussi kur e kaloi një pengesë metalike dhe ra në humnerë.

Mediet lokale publikuan fotografi të një autobusi të rrotulluar dhe të shtypur në fundin e një kodre.

Të gjithë pasagjerët ishin nga Tunizia, njoftoi Ministria e Brendshme. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Khaled Lahyoune, tha se në autobus ndodheshin 43 pasagjerë, ndërsa 21 persona të mbijetuar janë dërguar shpejt në spital.

Aksidentet fatale janë mjaft të shpeshta në Tunizi. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vitit 2015, Tunizia e ka shkallën më të lartë të vdekjeve në trafik për kokë banori në Afrikën Veriore, pas Libisë së rrënuar nga lufta,shkruan “France24”./Gazeta Sinjali/