image Autoboti përplaset me një makinë në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona

Shqipëri

Autoboti përplaset me një makinë në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona

news image

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës në Rrugën e Kombit, në të cilin një kamion autobot që transportonte naftë drejt Kosovës ka goditur nga pas një makinë me targa të Kosovës.

Si pasojë e kësaj përplasje të dy mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga. Autoboti ka devijuar duke dalë nga rruga rreth 100 metra larg nga vendi i aksidentit.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjere në autoveturë, përkatësisht nënë e bijë morën dëmtime të lehta dhe u transportuan për në spitalin rajonal të Kukësit për ekzaminime dhe trajtime të nevojshme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht mendohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga prania e lagështisë në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut por edhe manovrat e gabuara të autoveturës gjatë parakalimit të autobotit.

Te dy mjetet janë me targa të Kosovës por edhe drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët janë shtetas të Kosovës. Aksidenti ndodhi në fshatin Morin, rreth 500 metra larg doganës ndërsa mjetet po udhëtonin drejt Kosovës.

/GazetaSinjali/