Një 77-vjeçar është aksidentuar nga një autoambulancë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, ndërsa raportohet se i njëjti është transportuar për në Tiranë.
I aksidentuari është shtetasi me iniciale K.P, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pas aksidentit, policia arrestoi drejtuesin e autoambulancës, shtetasin LL.P 62 vjeç.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /Gazeta Sinjali/