Sot kombëtarja e Austrisë po përballet me debutuesen e EURO-s, Maqedoninë e Veriut, shkruan Sinjali Sport.
Austria kaloi në epërsi në minutën e 18-të me golin e Stefan Lainer, pas një super asistimi të Sabitzer.
What a pass by Sabitzer, great finish by Lainer. Great technique. #AUT #EURO2020 pic.twitter.com/RfOHd9Vvda
— Cenk (@CenkCOYS) June 13, 2021
Ky ballafaqim ka filluar në ora 18:00 dhe po luhet në stadiumin “Arena Nationala” në Bukuresht.
Kjo është paraqitja e parë për skuadrën nga Gadishulli ballkanik, Maqedoninë e Veriut, ku në formacion startues janë edhe katër futbollistë shqiptarë si: Ademi, Musliu, Alioski dhe Bardhi. /Gazeta Sinjali Sporti/