Ka filluar votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Austrisë, pasi një video-skandal në maj të këtij viti rrëzoi qeverinë.
Sondazhet sugjerojnë se Partia Popullore konservatore e ish-kancelarit, Sebastian Kurz është në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota, por do t’i duhet një partner i koalicionit.
Socialdemokratët, Partia e ekstremit të djathtë Liria, të Gjelbrit dhe liberalët janë gjithashtu në garë.
Raportohet se bisedimet e koalicionit pritet të jenë të vështira dhe mund të zgjasin me javë.
Kancelari i Austrisë bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas skandalit të korrupsionit. V
endvotimet nëpër Austri janë hapur në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 17:00. Skandali rrëzoi qeverinë e Kurz dhe ish-drejtuesin e partnerit të tij të koalicionit Partia Liria (FPÖ), Heinz-Christian Strache.
Strache, nënkancelari i Austrisë, u kap në një video duke premtuar kontrata të qeverisë për një grua që u paraqit si mbesa e një oligarku rus. /Gazeta Sinjali/