image Austria vendos që kosovarët që shkojnë në këtë shtet të futen 14 ditë në karantinë - Sinjali

Austria vendos që kosovarët që shkojnë në këtë shtet të futen 14 ditë në karantinë

news image

Austria ka lëshuar paralajmërim për udhëtime për qyetetarët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit, njoftoi ministri i Jashtëm, Aleksander Schallenberg.

Ky vendim është goditje e rëndë, sidomos për Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat Bashkimi Evropian i vendosi në listën e vendeve të sigurta, duke lejuar që shtetasit e tyre të udhëtojnë normalisht, shkruan “Reuters”.

Ministria e Jashtme e Austrisë njoftoi se paralajmërimet për udhëtime, që nënkuptojnë se udhëtarët që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë ose ta tregojnë testin se janë negativë për koronavirus, do të vlejnë edhe për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë Veriore.

Vendimi nga qeveria austriake u mor për shkak të, siç u tha, rritjen e numrit të njerëzve që po kthehetn nga këto shtete në Evropë.

“Ne po reagojmë ndaj rrethanave, jo vetëm ndaj situatës në këto shtete por edhe për faktin se ne po shohim, për shembull në Kroaci dhe Slloveni, rritje të numrit të njerëzve që kthehen nga udhëtimet në Ballkanin Perëndimor”, tha Schallenberg.

Numri i infeksioneve në Ballkanin Perëndimor është rritur në masë të konsiderueshme muajin e kaluar, ndonëse rajoni në përgjithësi ka regjistruar më pak raste se pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin