image Austria shtrëngon masat kundër koronavirusit

Botë

Austria shtrëngon masat kundër koronavirusit

news image

Qeveria austriake njoftoi sot një numër kufizimesh të reja për të frenuar infeksionet në rritje të COVID-19.

“Numri maksimal i pjesëmarrësve në ngjarjet që organizohen në hapësira të mbyllura u ul nga 5 mijë në 1 mijë e 500, ndërsa kufiri për ngjarjet në natyrë u ul nga 10 mijë në 3 mijë. Baret do të lejohen t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur”, tha qeveria.

Duke filluar nga e hëna, maskat e fytyrës do të duhet të mbahen edhe një herë në të gjitha dyqanet. Ky rregull më parë zbatohej vetëm në rajone me transmetim të rritur të virusit.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz theksoi se masat e reja mund të jenë në vend gjatë sezonit të ardhshëm të dimrit dhe më gjerë. /Gazeta Sinjali/