image Austria regjistron rastin e parë të dyshimtë me variantin e ri Omicron

Evropë

Austria regjistron rastin e parë të dyshimtë me variantin e ri Omicron

news image

Austria ka zbuluar rastin e parë të dyshimtë të llojit omicron të virusit korona në Tirol, njoftuan autoritetet.

Pasagjeri që u kthye nga Republika e Afrikës Jugore javën e kaluar ishte pozitiv për virusin korona me indikacione për një variant të ri, megjithëse nevojitet një sekuencë e mëtejshme për konfirmim në ditët në vijim, njoftuan autoritetet në Tirol.

 Mostra tani do t’i dërgohet Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit për testime të mëtejshme. Elmar Ricoli, kreu i shtabit operativ Tirol për luftën kundër COVID, tha se pacienti, sipas deklaratave të tij dhe njohurive të deritanishme, kishte qenë ekskluzivisht në shtëpi që kur u kthye nga udhëtimi tri ditë më parë dhe aktualisht nuk po shfaq asnjë simptomë.

Testi i parë i Institutit të Virologjisë në Innsbruck çoi në “dyshim konkret” se një rezultat pozitiv i testit PCR të një individi në distriktin Tirol të Schwazit mund t’i referohej rastit të një lloji të ri të omicronit, thanë autoritetet.

Austria është mbyllur për herë të katërt që nga e hëna për shkak të virusit korona, duke u bërë vendi i parë i Evropës Perëndimore që rifuqizoi masat jopopullore këtë vjeshtë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Autoritetet kanë bërë thirrje për testime të mëtejshme të personave që kanë hyrë në Austri në 14 ditët e fundit nga vendet e Afrikës së Jugut si masë paraprake.

Rastet e llojit të ri janë zbuluar në disa vende evropiane, duke përfshirë Italinë dhe Gjermaninë. Omicron është gjithashtu i regjistruar në Holandë, Danimarkë, Britani të Madhe, Itali.

Instituti Kombëtar Holandez i Shëndetit Publik bëri të ditur se varianti i ri u regjistrua me të paktën 13 pasagjerë nga 61 që mbërritën në Amsterdam nga Republika e Afrikës së Jugut me dy fluturime të premten mbrëma, raporton Politico.

Të premten në dy fluturime mbërritën 624 pasagjerë, të cilët u testuan në aeroportin Schiphol dhe 61 prej tyre rezultuan pozitivë me COVID-19. Testet e tyre u dërguan në institut dhe deri më tani një variant i ri i omicron është konfirmuar në 13 pasagjerë.

Analizat nuk kanë përfunduar ende, ndaj është e mundur që një lloj i ri i virusit të zbulohet te pasagjerët e tjerë me COVID-19.

Danimarka ka regjistruar dy raste të variantit omicron tek udhëtarët nga Republika e Afrikës së Jugut, njoftoi administrata shtetërore për sëmundjet infektive.

Dy personat që po udhëtonin me avion për në Danimarkë janë vendosur në izolim dhe autoritetet po kërkojnë kontakte të ngushta. /GazetaSinjali/