image Austria prezanton planin e rimëkëmbjes së ekonomisë, fillon me 500 milionë euro ndihmë

Botë

Pandemia/ Austria prezanton planin e rimëkëmbjes së ekonomisë, fillon me 500 milionë euro ndihmë

news image

Sot, kancelari austriak Sebastian Kurz, prezantoi një plan fillestar të rimëkëmbjes ekonomike. Kurz tha se Qeveria austriake do të projektojë ndihmë prej 500 milionë eurosh për kompanitë furnizuese që do të fillojnë punën nga 15 maji.

Në konferencën për shtyp, Kurz ka thënë se numri i personave të infektuar po bie ndjeshëm dhe se ekzistojnë disa provinca në të cilat nuk ka më raste të reja të koronavirusit.

“Gastronomia është pjesë e identitetit austriak dhe jemi të lumtur që do të rifillojë për të funksionuar. Kriza ka ndikuar veçanërisht në gastronomi dhe turizëm, kështu që qeveria është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj dhe dëshiron të ndihmojë me një pako emergjente fillestare prej 500 milionë eurosh” ka thënë Kurz.

Kancelari ka njoftuar poashtu se bizneset do të kenë lehtësime në taksa si dhe është planifikuar ulja e TVSH-së për pije joalkoolike nga 20 në 10 përqind.

Kurz u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që mos të rrisin çmimet./ Gazeta Sinjali/