image Austria paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt Kosovës

Evropë

Austria paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt Kosovës

news image

Autoritetet në Austri kanë vendosur rregulla më të ashpra se Gjermania dhe shumë vende tjera për shkak të situatës me COVID-19.

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimet e veta për gjysmën e parë të muajit gusht, por nuk ka përfshirë hapjen e kufijve me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi gazetari Bahri Cani, i cili ka theksuar se Austria ka vendosur rregulla më të ashpra se Gjermania dhe shumë vende tjera.

“Austria ka paralajmëruar shtetasit e vet që të mos udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor as në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovine. Të gjitha këto vende, radhiten si vende të rrezikuara në listën e Austrisë”, deklaroi ai.

Cani ka theksuar se Austria ka kufizuar lëvizjen edhe për shtetasit e disa vendeve të Bashkimit Europian, siç janë: Bullgaria, Portugalia, Rumania dhe Suedia.

“Personat që vijnë nga vendet e treta në Austri, pra edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të një test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë dhe që është lëshuar në një vend të certifikuar. Ndryshe duhet të futeni në krantinë 10 ditore, testi mund të bëhet edhe në Austri, brenda 48 orësh, pas futjes në territorin e Austrisë, por duhet ta paguani vet për dallim nga Gjermania që ka futur teste pa pagesë. Derisa nuk vjen rezultati negativ duhet të rrini në karantinë”, shtoi ai.

Sipas autoriteteve të Austrisë, testet mund të bëhen në aeroportin e Vjenës, por qytetarët duhet të lajmërohen më herët dhe të paguajnë vetëm testin, ndërsa rezultatet janë gati brenda 3 orësh./Gazeta Sinjali/