Qeveria austriake mori sot vendim për të ndaluar simbolet e organizatës ekstremiste libaneze Hezbollah, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Deri më tani, vetëm simbolet ushtarake të Hezbollahut janë ndaluar në Austri, por tani ky ndalim do të përfshijë të gjitha simbolet e kësaj organizate.
Ministri i Jashtëm austriak, Aleksander Schallenberg, e mirëpriti vendimin për ndalimin e simbolit të Hezbollahut, i cili u bë brenda paketës për luftën kundër terrorizmit.
“Është një sinjal i qartë. Ky vendim pasqyron realitetin. Vetë Hezbollahu, me veprimet e tij jashtë, nuk bën ndonjë ndryshim midis punës ushtarake dhe politike”, tha ai, raporton mediat në Austri.
Schallenberg theksoi se duke pasur parasysh krizën me të cilën përballet Libani, sinjalet janë të nevojshme.
“Për ne është e qartë se Hezbollahu është një kërcënim serioz për stabilitetin në rajon dhe për sigurinë e Izraelit. E drejta e Izraelit për të ekzistuar nuk duhet të vihet në pikëpyetje”, nënvizoi Schallenberg./Gazeta Sinjali/