Sot kombëtarja e Austrisë u përball me debutuesen e EURO-s, Maqedoninë e Veriut, shkruan Sinjali Sport.
Përfaqësuesja e Austrisë fitoi me rezultat 3-1.
Austria kaloi e para në epërsi në minutën e 18-të me golin e Stefan Lainer, pas një super asistimi të Sabitzer.
Kapiteni Goran Pandev barazoi pas gabimit të portierit austriak dhe shënoi golin e parë në histori të Maqedonisë në një kampionat evropian.
Për golin e dytë te kombëtarja austriake u përkujden Michael Gregoritsch, ndërsa për të fundin Marko Arnautovic.
Ky ballafaqim ka filluar në ora 18:00 dhe u zhvillua në stadiumin “Arena Nationala” në Bukuresht.
Kjo ishte paraqitja e parë për skuadrën nga Gadishulli ballkanik, Maqedoninë e Veriut, ku në formacion startues ishin edhe katër futbollistë shqiptarë si: Ademi, Musliu, Alioski dhe Bardhi, ndërsa nga banka rezervë u inkuadrua edhe Bejtulai. /Gazeta Sinjali Sporti/