image Austria gati ta fitojë betejën me koronavirusin, shërohen mbi 96% e pacientëve

Evropë

Austria gati ta fitojë betejën me koronavirusin, shërohen mbi 96% e pacientëve

news image

Mbi 96% e pacientëve janë shëruar nga koronavirusi në Austri, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore.

Sipas statisitkave, në Austri deri sot janë konfirmuar gjithsej  20 mijë e 472 raste pozitive me COVID-19 dhe 18 mijë e 209 prej tyre janë shëruar plotsisht. Kthyer në përqindje nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 96 për qind e tyre janë shëruar.

Nga ana tjetër, ky shtet numron 712 viktima nga Covid-19.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë dhe më pas janë rikuperuar, është rritur ndjeshëm, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se, Austria është renditur e treta në listën e vendeve më të sigurta në Evropë kundër koronavirusit. /Gazeta Sinjali/