Pas disa ditësh pas vendimit për izolimin e personave të pavaksinuar, autoritetet kanë bërë të ditur për izolimin kombëtar, duke nisur nga dita e hënë më 22 nëntor.
Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, ka thënë se izolimi do të zgjasë të paktën 10 ditë dhe do të ketë kërkesë ligjore për t’u vaksinuar kundër koronavirusit nga data 1 shkurt 2022.
Ky vendim është marrë pas raportimit të shifrave rekorde të infektimit me COVID-19 në Austri.
Austria është gjithashtu një prej vendeve më shkallën më të ulët të vaksinimit kundër këtij virusi në Evropën Perëndimore.
Shumë shtete evropiane janë duke vendosur masa kufizuese, pas rritjes së numrit të rasteve.
“Nuk duam valë të pestë”, ka thënë Schallenberg, pas takimit me guvernatoren e nëntë provincave të Austrisë, shkruan BCC, përcjell Gazeta Sinjali.
Masa izoluese kundër personave të pavaksinuar kanë marrë edhe Republika Çeke, Sllovakia dhe Gjermania. /GazetaSinjali/