Kryeqyteti austriak, Vjena planifikon të vendosë masa të rrepta disa ditë para Krishtlindjes dhe festave të fundvitit, të cilat do t’i referohen kufizimeve për të hyrë në vend gjatë pushimeve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas gazetës “Kronen Zeitung”, këto masa prekin veçanërisht njerëzit që duan të udhëtojnë në “zona me rrezik të lartë” si Ballkani dhe Turqia gjatë pushimeve.
Të gjithë ata që udhëtojnë duhet të jenë në karantinë për dhjetë ditë pas kthimit në Austri.
Masat, siç thonë ata, do të jenë të vlefshme deri më 10 janar dhe do të zbatohen për të gjitha vendet që do të kenë një normë shtatë-ditore në numrin e pacientëve më të lartë se 100 për 100 mijë banorë.