Ministria e Jashtme e Austrisë ka dënuar incidentet e djeshme në veri të shkaktuara nga huliganët serbët, ku u dogjën Qendrat e Regjistrimit në Zveçan e Zubin Potok.
Ata në një postim në Twitter kanë shkruar se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në dialog dhe jo në dhunë.
“Ne i dënojmë incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në BE”, kanë shkruar nga ministria e jashtme austriake. /Gazeta Sinjali/
We strongly condemn last night‘s incidents in #Kosovo. Resolution of open issues lies in negotiation, not violence. All parties must refrain from divisive steps and intimidation. The EU-facilitated dialogue is the only way to a peaceful future and #EU integration!
— MFA Austria (@MFA_Austria) September 26, 2021