Australia do ta ndihmojë Ukrainën me mbështetje ushtarake në vlerë të 70 milionë dollarëve australianë.
Kryeministri Scott Morrison ka thënë të martën se këto para do të ndahen për ndihmë vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse.
“Po flasim për raketa, municion, po flasim për mbështetjen e atyre teksa mbrojnë tokën e vet në Ukrainë”, ka thënë ai.
Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi, duke thënë se nuk dëshiron ta informojë më tepër Rusinë.
Morrison ka thënë se Qeveria e tij do të ndajë edhe 35 milionë dollarë australianë për ndihma humanitare në Ukrainë.