“Ylli” i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, u jep fund njëherë e mirë zërave të merkatos, që flasin për një largim të tijin nga skuadra.
30-vjeçari, i cili është pjesë e “Topçinjve” që nga viti 2018, deklaroi se kurrë nuk ka menduar largimin dhe se e dashuron këtë klub, të cilit do t’i jetë gjithmonë besnik.
Ai theksoi se është kapiteni i skuadrës dhe se detyra e tij është ta çojë ekipin mes më të mirave të botës, atje ku i takon të qëndrojë.
Pas 22 javësh kampionat Arsenali renditet në vendin e 10-të me 25 pikë të grumbulluara, shumë larg pritshmërive të fillim sezonit./Gazeta Sinjali/