image Trajneri i Arsenalit njofton për fundin e Granit Xhakës: Mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin

Futboll

Sport/ Trajneri i Arsenalit njofton për fundin e Granit Xhakës: Mund të mos luajë kurrë më për Arsenalin

news image

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka paralajmëruar se Granit Xhakën mund të mos e shohim kurrë më me fanellën e Arsenalit.

Këtë lajm e ka konfirmuar spanjolli në konferencën për media para ndeshjes me Leicester Cityn.

Emery tha se nuk e di nëse Xhaka do të luaj më për Arsenalin.

“Ne kemi nevojë për lojtar si Granit Xhaka. Por, nuk e di nëse ai do të luaj më ndonjëherë për Arsenalin”, ka thënë Emery.

Kujtojmë se Xhakës i është marrë shiriti kapitenit pas incidentit me tifozët e Arsenalit./Gazeta Sinjali/