image Trajneri i Arsenalit jep lajmin e keq për Granit Xhakën

Futboll

Sport/ Trajneri i Arsenalit jep lajmin e keq për Granit Xhakën

news image

Granit Xhaka nuk ka luajtur për Arsenalin në dy ndeshjet e fundit të londinezëve dhe duket që as ndeshjen e nesërme kundër Leicester Cityt nuk do të luaj.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, ka treguar për bisedën që ai ka pasur me mesfushorin nga Prishtina.

Ka thënë se Xhaka nuk është ende në gjendje të kthehet në fushën e lojës për shkak të gjendjes së tij fizike dhe psikologjike.

 “Fola me të që ditën e martë për sa i përket gjendjes së tij fizike dhe psikologjike. Xhaka po stërvitet dhe po punon, por më tha që nuk ndihet akoma gati për të luajtur dhe ne do të presim”, ka thënë Emery.

Xhaka u përballa me një atmosferë aspak të këndshme në “Emirates” në ndeshjen kundër Crystal Palaces, ku u vërshëllye nga tifozët e Arsenalit. Xhaka reagoi duke i ofenduar tifozët, duke acaruar marrëdhënien.

Përkundër se Granit Xhaka ka kërkuar falje, atij i është hequr shiriti i kapitenit të klubit londinez. Ndërkohë Xhaka është ftuar në Zvicra për ndeshjet e radhës./Gazeta Sinjali/