image Atmosferë 'elektrizuese' në Karagaçi mes Pejës dhe Trepçës, Torcidat mbeten jashtë palestrës - VIDEO

Basketboll

Atmosferë ‘elektrizuese’ në Karagaçi mes Pejës dhe Trepçës, Torcidat mbeten jashtë palestrës – VIDEO

news image

Ka filluar sfida e tretë gjysmëfinale e play-off mes KB Pejës dhe KB Trepçës.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Minatori të Mitrovicës, ndeshja tashmë është bartur në Karagaçi të Pejës.

Mitrovicasit janë duke udhëhequr 2-0 serinë, teksa Peja do të kërkojë barazimin e kësaj serie.

Në ndeshjen që tashmë ka nisur në Karagaçi, është duke u zhvilluar një atmosferë elektrizuese, me palestrën që duket e stërmbushur.

Teksa çereku i parë gati po mbyllet, tifozët e Trepçës ende nuk kanë hyrë në palestër.

Më poshtë gjeni pamjet e atmosferës në Karagaçi.

/GazetaSinjaliSport/