Ka filluar sfida e tretë gjysmëfinale e play-off mes KB Pejës dhe KB Trepçës.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Minatori të Mitrovicës, ndeshja tashmë është bartur në Karagaçi të Pejës.
Mitrovicasit janë duke udhëhequr 2-0 serinë, teksa Peja do të kërkojë barazimin e kësaj serie.
Në ndeshjen që tashmë ka nisur në Karagaçi, është duke u zhvilluar një atmosferë elektrizuese, me palestrën që duket e stërmbushur.
Teksa çereku i parë gati po mbyllet, tifozët e Trepçës ende nuk kanë hyrë në palestër.
Më poshtë gjeni pamjet e atmosferës në Karagaçi.