Kryetar i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq sot gjatë ditës ka vizituar kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili tash e disa muaj është ngujuar në objektin e komunës.
Siç bëhet e ditur nga njoftimi në llogarinë e Atiqit në “Facebook”, gjatë kësaj bisede të cilën e quajti produktive, dyshja u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre.
“Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka vizituar sot kryetarin e Leposaviqit z. Lulzim Hetemi. Gjatë diskutimit produktiv, ata ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftim.