Dje është mbajtur ceremonia e betimit të 180 ushtarëve të rinj të FSK. Në mesin e atyre që është betuar është edhe Isaj Ademi nga Drenasi. Ai është i biri i dëshmorit Maliq Ademi.
Dje pas ceremonisë ai vizitoi varrin e babait me uniformë të FSK-së, e pastaj ka publikuar një fotografi, ku ka shkruar për të.
“Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një deshmori të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kur u njoha me figurën tënde, ti ishe me uniformë lirie, nuk e dija peshen e saj deri sa e kuptova se Atdheu gjaku jonë që nuk falet! Sot i heshtur po me plot krenari po e barti uniformën e Ushtrisë sonë e që këtë suksese ta dedikoj ty dhe njerzërve si ti që na e sollët këtë liri e që fal juve kemi ushtrinë tonë!
Do të vazhdoj idealin tënd, rrugën tënde e gjithmonë do të jesh shembulli im!
Une të njoha me rroba lirie e tash edhe ti do të më njohesh të tillë!
Shpresoj që do të jesh krenar me mua!
Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një deshmori të Kosovës!.