image "Ata që po kalojnë fundjavat në vendet e rajonit po ndikojnë në rritjen e rasteve me COVID-19"

Kosovë

“Ata që po kalojnë fundjavat në vendet e rajonit po ndikojnë në rritjen e rasteve me COVID-19”

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke folur për mosrespektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, ka thënë se kjo përbën rrezik të drejtpërdrejt për shëndetin publik.

Zemaj madje ka folur edhe për qytetarët të cilët po kalojnë fundjavat në vende të tjera.

“Turizmi i fundjavës në vende tjera dhe kthimi i qytetarëve nga vendet e vizituara, tubimet si protestat e ndryshme, ngjarjet sportive pa respektim të masave mbrojtëse dhe aktivitete të tjera po ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e numrit të rasteve të Covid-19, dhe për pasojë po shkaktojnë ngarkesën e spitaleve dhe profesionistëve shëndetësor”, ka thënë Zemaj në konferencën për media.

Sot në Kosovë janë konfirmuar 276 raste të reja me koronavirus. /GazetaSinjali/