image Astronautët ndezin qëllimisht zjarre në kushte të mungesës së gravitetit

Botë

Astronautët ndezin qëllimisht zjarre në kushte të mungesës së gravitetit

news image

Loja me zjarrin mund të jetë e rrezikshme, aq më tepër kur është e kufizuar brenda një kapsule hapësinore që pluskon 400 km mbi Tokën.

Astronautët e stacionit hapësinor ndërkombëtar, kanë ndezur qëllimisht një seri zjarresh në një kërkim që kishte si qëllim të studionte sjelljen e flakëve në kushtet e mungesës së gravitetit.

Shkencëtarët pas eksperimentit, të titulluar djegie e kufizuar, thonë se kjo do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë nga zjarri në stacion dhe në misionet e ardhshme hënore duke shtuar shanset e parashikimit se si një flakë mund të avancojë në gravitet zero.

Në tokë, graviteti tërheq ajrin më të ftohtë poshtë, në qendër të flakëve, duke ngritur lart ajrin e ngrohtë. Ky proces i jep oksigjen zjarrit dhe si pasojë flakët kanë një formë karakteristike të një pike loti.

Ndërsa në kushtet e gravitetit zero, flakët mund të jenë sferike ose të stërzgjaten nga rrjedha të jashtme ajri.

Eksperimentet e javës së kaluar nuk janë të parat në stacionin hapësinor, por po studiojnë procesin më në detaje./tch