image Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që të mos ndëshkohen qytetarët për tatim

Kosovë

Komunikata/ Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që të mos ndëshkohen qytetarët për tatim

news image

Kolegjiumi për buxhet e financa i Asociacionit të Komunave të Kosovës, i kanë bërë thirrje ministrisë së Financave që të ndalen ndëshkimet e kamatat për gjithë qytetarët e Kosovës deri në kalimin e pandemisë.

“Duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike e cila po mbretëron në vendin tonë e cila është shkaktuar nga Pandemia Covid-19, ku kjo situatë i ka afektuar të gjithë personat si fizik edhe ata juridik në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Këta persona tek ne janë edhe njëkohësisht pagues të mundshëm të Tatimit në Pronë”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Gjithashtu në kërkesën e AKK-së, thuhet se pagimi i tatimit në këtë kohë është ngarkesë dhe se vetëm e thellon gjendjen e keqe ekonomike./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/asociacioniikomunavetekosoves/posts/2852879234799957?xts%5B0%5D=68.ARA4SDRhHAEV0K97C1cIdmyMRpfOc_6l6u9AmQg9luosSn2drapinYwrX2DYwEDIRglAvOAQWi9OHi7x9rvMHCD3GKOclrTtnL3-_0j3xZ6DderoVnU-0zxCWQXS3cJcvDIUklpYk3QnBFYu8upg2_97Rx3SZ8Q8zU7iP_DzDj6QSyz2DLaB4awbRceAcfk23x7KHJ8-qJBTw4iWRFO3lExMf_ePHa_3OGwvue4-fDsNcmDKA5QFC-6Q7TmhLnSRxwPKE4w1_NYqkCy-zq8sl6PUvBA4NG4LpxqGju5Fdt9Dn_A7kOFlyDRe8YQ8ZG95C3nZm1EeZVgWX6SIpuggxw&tn=-R