image Asociacioni i Komunave dhe OAK ia dorëzojnë tri kërkesa Kurtit në zyrë

Politikë

Asociacioni i Komunave dhe OAK ia dorëzojnë tri kërkesa Kurtit në zyrë

news image

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot do t’i shkojnë tri kërkesa në zyrë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto kërkesa kanë të bëjnë në fushën e prokurimit publik dhe kontratave në projektet e investimeve kapitale.

  1. Të plotësohet dhe funksionalizohet Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
  2. Të anulohet procedurat për të gjitha aktivitetet e prokurimit që janë në kontekste dhe të kthehen në ritenderim për shkak të ngritjes së çmimeve.
  3. Të gjendet mundësia e rishikimit të kontratave aktuale dhe ndryshimit të çmimit të tyre konform ngritjes së çmimeve në lëndën e parë për projektet në investimet kapitale (ose edhe sipas indeksimit të sektorëve bazuar në të dhënat e Agjencisë të Statistikave të Kosovës).

“Kjo situatë mund të detyrojë operatorët ekonomikë që të tërhiqen nga marrëdhëniet kontraktuale e që për pasojë do të shkaktojë konfiskimin e sigurimit të kontratës dhe futjen në listë të zezë të operatorëve që në aspektin zinxhiror do të ketë pasoja në ekonomitë biznesore dhe të punësuarit e tyre”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e nënshkruar nga Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Agim Aliu dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

/GazetaSinjali/