image Asnjë viktimë e re nga koronavirusi për 24 orë në Spanjë

Botë

Asnjë viktimë e re nga koronavirusi për 24 orë në Spanjë

news image

Spanja, një ndër vendet europiane më të goditura nga pandemia e koronavirusit, sjell lajmin më të mirë të ditëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit në vend nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e virusit vdekjeprurës Covid-19.

Këto të dhëna kaq shpresëdhënëse vijnë për herë të parë që prej fillimit të muajit mars nga Spanja, ku koronavirusi deri tani ka marrë mbi 27 mijë jetë.

Ulje të ndjeshme kanë pësuar dhe rastet e reja të të infektuarve, ku në 24 orë u regjistruan vetëm 71 persona me simptomave Covid-19 nga 96 që ishin një ditë më parë./Gazeta Sinjali/