image Asnjë rast i ri me koronavirus në Gjilan e Anamoravë, Haziri: Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuese

Kosovë

Pandemia/ Asnjë rast i ri me koronavirus në Gjilan e Anamoravë, Haziri: Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuese

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se sot nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Gjilan dhe Anamoravë.

Haziri përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook njoftoi se nga e hëna në këtë komunë fillojnë masat lehtësuese, por me kujdes të shtuar, shkruan Gazeta Sinjali.

“#Dita51. Gjilani dhe Anamorava e morën lajmin e mirë sonte. Asnjë rast pozitiv me #Covid19 dhe disa të shëruar. Falëmnderit të gjithëve për angazhim, qytetarët për lojalitet dhe bashkëpunim. Nga e hëna fillojmë me masa lehtësuse, por me kujdes të shtuar. Vetizolim, distancim social, pa mysafirë e miq edhe për një kohë. I kthehemi punës në disa sektorë, por me masa mbrojtëse. Ende kemi punë për ta mposhtur #Covid19”, ka shkruar ai.

Më tej, kryetari Haziri tha se në këtë komunë janë gjithsej 20 qytetarë pozitiv në vetizolim, 3 në spital, derisa 2, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.647629998610736/4027153253991710/?type=3&theater