Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se asnjë pacient me COVID-19 pozitivë nuk është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Bazuar në raportimet e datës 13 dhjetor në spitalet e përgjithshme janë 4 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
Në QKUK po trajtohen 29 pacientë post-COVID, kurse në spitalet e përgjithshme 6 pacientë si post-COVID-19.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk është asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë post-COVID;
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-COVID;
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 1 pacient;
Spitali i Pejës, 2 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/